Home / Lajme / Maqedoni / Gjysmë milioni njerëz në Maqedoni hanë vetëm nga njëherë në ditë

Gjysmë milioni njerëz në Maqedoni hanë vetëm nga njëherë në ditë

Rreth 445.000 njerëz kanë problem me sigurimin e ushqimit dhe në mesatare kanë vetëm nga një shujtë të siguruar në ditë. Në të njëjtën kohë, hidhen mes 4.500 dhe 6.500 tonë ushqim, në vlerë prej 8 milionë deri 11,6 milionë euro, që paraqet potencial për të ushqyer rreth 13.000 qytetarët me tri vakte ushqim në ditë, transmeton Gazeta Express.

Këtë analizë e kanë raportuar disa shoqata qytetare në takimin me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, ku pos ministres Mila Carovska, kanë marrë pjesë edhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski dhe ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, shkruan Flaka.

“Shkaku i hedhjes së ushqimit qëndron në disa pengesa ligjore, siç është përgjegjësia nga pasojat e padëshiruara, por edhe problemet e tatimit. U kërkua të vendoset procedurë e thjeshtë për nxitje tatimore për ata të cilët dhurojnë ushim, të përgatitet program qeveritar për përkrahje të organziatave qytetare të cilat do ta distribuonin ushqimin, të bëhet listë e ushqimit që mund të dhurohet pas skadimit të afatit”, njoftojnë nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale.

Përfaqësuesit e organizatave dhe institucionet kompetetente janë marrë vesh në të ardhmen të formohet grup punes, që të operacionalizohet kornizat që do ta mundësonin dhurimin e ushqimit që tepron dhe të ndihmohen me mijëra familjeve të rrezikuara sociale./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *