Home / Kryesoret / Gllumova në zi pas vrasjes së katërfishtë

Gllumova në zi pas vrasjes së katërfishtë

Banorët dhe familjarët e Gllumovës përcollën për në banesën e fundit katër anëtarët e një familje të vrarë një ditë më parë. Motivet e vrasjes dhe vetëvrasjes akoma nuk dihen. Nga SPB-ja e Shkupit dhe Prokuroria thanë se po merren me rastin.

 

 

“Është rast shumë i rëndë pasi janë njohur si familjarë të mirë, pasi me çdonjërin në fshat kanë pasur raporte të mira edhe janë të rijnë edhe festë ishte ndikoi shumë keq tek na”.

A dihen motivet e vrasjes?

Ka ndodhë brenda familjes dhe nuk mund të raporton askush nga jashtë– thotë një banorë i fshatit.

“Bajram s’ka pas, ditë zie ka qenë për ne nuk kam mundësi të flas më shumë vetëm kaq”.

“Është një rast shumë i keq për ne bajram ka pas deri në ora 10, Zoti atyre atje ua bëftë mirë neve durimin shpresoj që të mos përsëritet më- thonë disa të tjerë.

Gjatë ditës së djeshme, Shaban Sulejmani nga fshati Gllumovë, kishte vrarë vëllain e tij dhe nipat ndërsa më pas edhe veten. Nipërit, Sulejmani i kishte vrarë në lagjen Gjorçe ndërsa më pas vëllain e tij në Gllumovë. Gjatë tentimit të njësitit Alfa për arrestimin e tij, Shaban Sulejmani është vetëvra.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *