Home / Lajme / Kronika e zezë / Goditet grupi i trafikantëve të kokainës, pjesë e tij 10 shtetas shqiptarë

Goditet grupi i trafikantëve të kokainës, pjesë e tij 10 shtetas shqiptarë

Policia greke ka goditur një rrjet që trafikonte kanabis dhe kokainë në rajonin e Ilia-s, të Greqisë perëndimore.

Policia u ka vënë prangat 11 personave, dhjetë shtetasve shqiptarë dhe një grek, ndërsa ka identifikuar kreun e grupit, një 32 vjeçar që ndodhet në Shqipëri. Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, shkruan Ora News.

Edhe pse sasia e drogës së sekuestruar në cilësinë e provës, është mjaft e vogël, sipas komunikatës së policisë, grupi ka përfituar nga trafikimi më shumë se 150 mijë euro.

Policia ka zbardhur gjithë skemën e funksionimit të grupit.

Bosi 32 vjeçar e dërgonte kanabisin dhe kokainën nga Shqipëria në Greqi, saktësisht në Athinë, ku e merrte në dorëzim vëllai i tij, një 24-vjeçar.

Ky ua shpërndante pjesëtarëve të grupit, që kishin për detyrë ta shisnin. I njëjti person, grumbullonte paratë e shitjes dhe më pas ia çonte të vëllait në Shqipëri.

Grupi vepronte nën masa të rrepta sigurie, ndërsa komunikimet për caktimin e çmimit të shitjes dhe të mënyrës së trafikimit, bëheshin gjithmonë nëpërmjet rrjeteve sociale për të evituar një përgjim të mundshëm.

Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve, në Amaliada dhe Athinë janë gjetur dhe sekuestruar sasi të vogla kanabisi dhe kokainë, peshore precizioni, një presë hidraulike që përdorej për ambalazhimin e kokainës, 2 automjete, 21 telefona celularë dhe 2.680 euro.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *