Home / Lajme / Rajon / Greqia u jep leje shqiptarëve të marrin pjesë në votimet e 25 qershorit

Greqia u jep leje shqiptarëve të marrin pjesë në votimet e 25 qershorit

Të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi dhe trajtohen me asistencë do të mund të votojnë të dielën e 25 Qershorit. Ministria greke e Punës përmes një qarkoreje lejon emigrantët shqiptarë të lëvizin drejt vendlindjes me rastin e votimeve. Në qarkore thuhet se afati i lëvizjes do të jetë për 5 ditë, duke filluar nga e premtja, datë 23 qershor.

Ky afat është i vlefshëm deri të martën më datë 27 qershor. Jashtë këtij afati rikthenen sanksionet dhe penalizimet sipas procedurave normale të shkeljes së afateve të parashikuara në ligj, sqarojnë burime nga kjo ministri.

Emigrantët shqiptarë duhet të bëjnë kujdes, pasi lëvizja lejohet vetëm për pikat kufitare me Shqipërinë dhe vetëm në afatet e përcaktuara prej kësaj ministrie.

Sipas ligjit grek, asistenca iu pritet të gjithë shtetasve grekë e të huaj që udhëtojnë jashtë vendit pa një arsye të veçantë si shëndetësore, vdekje, etj.

Çdo person që merr asistencë duhet të njoftojë më parë autoritetet vendase me shkrim dhe të marrë një leje të posaçme me afat kohor të përcaktuar.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *