Home / Lajme / Botë / Gruaja goditet nga makina dhe shtrihet në rrugë, kalimtarëve as që u bën përshtypje kjo punë! (Video)

Gruaja goditet nga makina dhe shtrihet në rrugë, kalimtarëve as që u bën përshtypje kjo punë! (Video)

Një video jashtëzakonisht shqetësuese është shpërndarë me të madhe në mediat sociale kineze edhe një herë duke ekspozuar se si kalimtarët kinezë hezitojnë tmerrësisht për të ndihmuar të panjohurit në nevojë.

 

Në disa pamje të kapura nga kamerat e vëzhgimit në një kryqëzim, përcjell Telegrafi, një grua shihet duke pritur në mes të një udhëkryqi, ndërsa makinat kalojnë para saj.

Papritmas, gruaja goditet nga një veturë që vjen nga drejtimi i kundërt, duke e shtrirë për tokë, ku ajo qëndron e palëvizshme.

Përveçse vetura që e goditi nuk u ndalua, as këmbësorët që dëshmuan aksidentit nuk e bënë asnjë hap në drejtim të saj.

Dhe reagimi i dëshmitarëve nuk vjen as edhe kur drita e trafikut ndryshon – këmbësorët dhe biçikletat kalojnë nëpër kalimin e zebrave – e asnjë prej tyre nuk ndalet për të kontrolluar gruan.

E lënë vetëm në mes të rrugës, gruaja është parë duke ngritur kokën ngadalë.

Meqë askush nuk merr iniciativën për të ndalur trafikun, makinat vazhdojnë të “injorojnë” gruan e palëvizshme.

Përfundimisht, për “t’i vënë kapakun” kësaj ngjarje të tmerrshme, një xhip ecë pikërisht mbi gruan e shtrirë.

Çfarë shihet në fund është shoferi i xhipit që ndalon dhe del jashtë për të kontrolluar gruan, së bashku me një këmbësor tjetër.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *