Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Edhe si opozitë do të punojmë që Maqedonia të fillojë bisedimet me BE-në dhe NATO-n

Gruevski: Edhe si opozitë do të punojmë që Maqedonia të fillojë bisedimet me BE-në dhe NATO-n

OBRM-PDUKM-ja edhe si opozitë fuqishëm do të punojë që Maqedonia të fillojë bisedimet me BE-në për anëtarësim në NATO. Këtë mesazh e dha sot kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në takimin me eurokomesarin për zgjerim Johannes Hahn,

 

Siç njofton AIM, në minutat e para të takimit Gurevski dhe Hahn kanë shkëmbyer mendime për situatën aktuale politike në Maqedoni, ku në fokus ka qenë zhbllokomi i procesit për integrim në BE.

Gruevski, Hahn-it i ka thënë se duhet të ketë epilog me fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE, edhe pse gjatë bisedimeve do të ketë reforma të reja, pasi sipas Gruevskit, reformat janë proces që nuk ndalojnë kurrë.

Gruevski për AIM tha se, me Hahn-in ka biseduar edhe për aspekte tjera të jetës politike, lidhur me proceset e ardhshme politike në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *