Home / Kryesoret / Gruevski paralajmëron: Së shpejti do të kthehemi në pushtet!

Gruevski paralajmëron: Së shpejti do të kthehemi në pushtet!

Lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski sot u takua me komisionerin për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn. Ai i ka thënë Hahnit se është koha që Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

sepse kemi bërë mjaft reforma në të kaluarën, në të gjitha sferat dhe sektoret. Reforma të reja do të ketë gjithmonë”, tha Gruevski pas takimit.

“Ne kemi diskutuar për situatën në Maqedoni dhe për atë që pason. Pozicioni i VMRO-DPMNE-së është se është koha përfundimtare që Maqedonisë t’i mundësohet fillimi i negociatave për anëtarësim në BE. Ne kemi bërë shumë reforma, nuk mund që vazhdimisht ajo të jetë justifikim për të mos hapur negociatat. VMRO-DPMNE ka bërë shumë reforma që janë të miratuara nga komuniteti ndërkombëtar dhe unë mendoj se duhet të ketë një rezultat”, tha Gruevski.

Ai shtoi se nuk të mos ishte bllokada nga fqinji jugor dhe toleranca e BE-së për këtë bllokadë, Maqedonia do të ishte në BE.

“Është koha për të ndryshuar atë pozitë dhe të lejohet që Maqedonia të shkojë përpara. Kjo do të jetë pjesë e diskutimeve të mia të mëtejshme dhe sigurisht paraqitjen e planeve tona si parti politike që jo vetëm ka për qëllim të jetë një opozitë e fortë, por së shpejti do të kthehet në pushtet”, tha Gruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *