Home / Lajme / Maqedoni / Hajdari “selam” Ahmetit e Zaevit: Mos bëni lojëra…

Hajdari “selam” Ahmetit e Zaevit: Mos bëni lojëra…

Fejzi Hajdari/postim ne fb

“BDI-s dhe bahkëmendimtarëve, iu kanë ngrirë akrepat!
As BE-ja, e as nëna e BE-s, nuk e zgjidhin gjuhen shqipe, aq me pak reformat e hamamit qe po i paralajmeron Kancelarija e Zoran Zaev.
Zoti Ali Ahmeti, ju te BDI-s dhe ju shqiptare te Qeverise e Zaevit, duhet ta dini nje gje: Zyrtarizimin e gjuhes shqipe dhe kerkesat kombetare te shqiptareve, nuk i zgjidhe BE-ja, aq më pak reformat e kesaj apo asaj qeverie. Kerkesat ligjitime shqiptare, me parashenjen kombetare, jetike dhe vitale, duhet ‘i zgjidhin vetë shqiptarët me aktivitetin kombengules dhe kushtezues ne qeveri, dhe jo duke u kenaqur me “Ministerstvo Za Narodne Gajle i za Tenderi!”.
Ja disa shembuj se gjuha shqipe dhe kerkesat kombetare te “pakicave” ose “20 perqindshave” (sic preferojne ta quajne veten shqiptaret kur hyjne ne qeveri), nuk i zgjidhë as integrimi ne NATO, e as BE:
1. Turqet qe jetojne ne Greqi dhe Bullgari (qe jane anetare te NATO-se e BE-se), nuk i kane te zgjidhura keto kerkesa, por akoma jane skajshmerisht te diskriminuar, sikur qe ishin para integrimit ne BE dhe NATO.
2. Rreth 2 milionë hungarezë që jetojne ne Transilvani te Rumunisë, (por edhe nje perqindje e madhe e tyre ne Sllovaki), pikerisht keto kerkesa legjitime, akoma nuk i kane te zgjidhur. Pra kane ngele ne statusin e njëjtë – të diskriminuar.
3.Cfare te themi per statusin e arvanitasve – çamëve qe jetojne te Greqi. Te mos ju lodhim me shembuj, sic ishte rasti i turqëve në Qipro…
Me pak fjale, Ali Ahmeti dhe ju shqiptaret e Qeverise se Zaevit, mos beni lojë fjalesh per te krijuar mjegull. Shqiptaret sot, nuk jane ata te para 20 v…, dinë te ndeshkojne, sic e bene kete ne zgjedhjet e fundit. Gjithsesi. mos luani as me durimin e shqiptareve, me ane te deklaratave tuaja sa qesharake po aq edhe te pamatura!
Kishti pozitë paszgjedhore shume te mire, per ta kushtezuar pjesmarrjen tuaj ne qeveri, nderkohe qe dolet humbes spektakolar per te ndertuar nje pozicion te favorshem dhe vendimmarres. Kete duhet te na i shpjegoni dhe sqaroni!“

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *