Home / Lajme / Maqedoni / Han e dërgon Priben swrishh në Shkup – (VIDEO)

Han e dërgon Priben swrishh në Shkup – (VIDEO)

Komisari Johanes Hann do ta dërgon Rajhart Priben së bashku me grupin e tij të ekspertëve në Maqedoni, kanë bërë të ditur sot nga kabineti i tij, transmeton Televizioni Koha.

Grupi i ekspertëve do ta vizitoj vendin për të analizuar gjendjen momentale, të bëhen analiza të konstatimeve të mëparshme dhe të sigurohen rekomandime për atë se si të adresohen gjitha brengat në lidhje me sundimin e së drejtës në vitet e fundit.

“Si pjesë e gatishmërisë së BE-së të punoj dhe të përkrah qeverinë e re në përpjekjet e saj reformuese, unë përsëri e dërgoj këtë grup të pavarur ekspertësh për sundimin e së drejtës e udhëhequr nga Rajhart Pribe, që të ndihmoj dhe të këshilloj qeverinë e re për problemet me sundimin sistematik të së drejtës. Ky grup do t’i përfshij të njëjtë ekspert që kanë përgatitur raportin me rekomandime lidhur me përgjimet ilegale më 2015. Puna e tyre do të kontribuoj për përcaktimin e Reformave urgjente prioritare të cilat ishin të këqyr në Komisionin dhe në Marrëveshjen e Përzhinos”, thuhet në komunikatë, transmeton Televizioni Koha.

Hahn ka thënë se ka kërkuar edhe nga shefi i diplomacisë së BE-së që të bisedoj me qeverinë e re për prioritetet reformuese që kanë të bëjnë me BE, me qëllime konkrete dhe afate kohore, por edhe atë se si BE mund të jep përkrahje ose këshill që të zbatohen këto reforma.

“Ne jemi të përkushtuar të punojmë me qeverinë e re si me opozitën, në kthimin e vendit në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane të cilin e meritojnë qytetarët”, thuhet më tej në komunikatë. /Tv Koha/

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *