Home / Kryesoret / HAN: PUNONI PËR VENDIN JO PËR PRITJET E BE-së – (VIDEO)

HAN: PUNONI PËR VENDIN JO PËR PRITJET E BE-së – (VIDEO)

Euro-komisari Johanes Han dhe kryeministri Zoran Zaev pas  përfundimit tw  takimit tw përbashkët në Qeveri kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për gazetarë.Han ka deklaruar se ky është momenti vendimtar për të gjithë liderët politik dhe faktorët vendosës në vend që të punojnë së bashku për të çuar përpara dialogun politik dhe për të ecur përpara në rrugën e integrimeve evropiane. Ai ka thënë se sheh optimizëm në vend për reformat në vend dhe një një dinamikë të re, të drejtuar për përmirësimin e jetës për qytetarët.

 

 

 “Mesazhi im për të gjithë është që të gjithë të koncentrohemi për të bërë detyrat që na takojnë. Unë e përshëndes gatishmërinë e Qeverisë për të punuar me opozitën për çështjet që kanë të bëjnë me BE-në. Vendi ku duhet të udhëhiqet ky debat dhe të arrihet konsensusi është Kuvendi. Shumë është me rëndësi të punohet në agjendën reformuese. Shumë herë është theksuar rëndësia e prioriteteve dhe reformave, por reformat duhet të zbatohet për të përmirësuar jetën e qytetarëve e jo për të kënaqur apetitet e përfaqësuesve të BE-së”, ka thënë Han, transmeton Televizioni Koha.

Kryeministri Zaev ka falenderuar komisarin Han dhe zyrtarët evropianë për angazhimin e tyre për të ndihmuar proceset vendimtare rreth integrimeve evropiane. I pyetur për çështjen e kontestit për emrit me Greqinë, Zaev ka thënë se presin nga vendi fqinj që t’ia hapë rrugën Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

“Qeveria e Maqedonisë bashkë me eurokomesarin Hanin, ka precizuar dokument punues për reformat prioritare. Ky dokument i quajtur “udhërrëfyes”, del nga Marrëveshja e Përzhinës dhe rekomandimet e Pribesë. Prania e Hanit paraqet sinjal të fuqishëm në vend, për integrimin tonë në BE”, tha Zaev, duke shtuar se qëllimi i këtij dokumenti është që Maqedonia të merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, transmeton Televizioni Koha.

Duke folur pwr ligjin pwr gjuhwn shqipe Zaev tha se Ligji për avancimin e gjuhëve është pjesë e prioriteteve, të cilat janë pjesë përbërëse të kësaj agjende, të cilën edhe sot e diskutuam.Edhe sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, njëra ndër çështjet më të rëndësishme, që duam ta përmbyllim, është avancimi për përdorimin e gjuhëve, në pajtueshmëri me të gjitha procedurat do të jetë gati. Unë jam përkrahës, është hapur debat, po diskutohet dhe do të sillet. E dini se qëndrimet e tona për këtë çështje janë të qarta, gjuhët janë mjet për t’u kuptuar dhe absolutisht nuk kemi kurrfarë paragjykimi”, tha Zaev. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *