Home / Lajme / Maqedoni / Hani i ha vetëm bakllavat e Alisë

Hani i ha vetëm bakllavat e Alisë

Eurokomisari për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johanes Han  sot pas shumë takimeve me krerët e shtetit të Maqedonisë në fund ëmbëlsinë e la me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Siç shihet në takim mes Hanit dhe Ahmetit është edhe bakllava, ku Hani ia uroi edhe Fitër Bajramin liderit të BDI-së dhe shijoi bakllavat e Alisë.

 

 

Eurokomisari Han i lavdëroi hapat pozitive të Qeverisë me vizitat në Bullgari dhe Greqi sepse, theksoi, me rëndësi esenciale është që të krijohen marrëdhënie të mira me fqinjët.

Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria hap një kapitull të ri në lidhje me reformat për eurointegrimet, ndërsa prania e Hanit në seancën e Qeverisë paraqet një sinjal të fuqishëm se eurointegrimi më nuk është ëndërr, por realitet.

Ai theksoi se qëllimi është që vendi nga Komisioni Evropian deri në fund të vitit të marrë vlerësim pozitiv dhe rekomandim të pastër pa kush për fillim të negociatave inkuadruese. Për këtë qëllim sot para Hanit u prezantua edhe Plani i Akcizës – udhërrëfyes që duhet të finalizohet deri më 1 korrik me reforma në sfera kyçe siç është qeverisja e të drejtës, trupa të pavarur rregullatore, media të lira që rrjedhin nga  Marrëveshja e Përzhinës, Raporti i Pribes, Marrëveshja e Ohrit dhe raportet e KE-së për përparimin e Maqedonisë./TetovaSot/

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *