Home / Kryesoret / Hapen rrugë të egra në Leshnicë, reagojnë Miqtë e Sharrit – (VIDEO)

Hapen rrugë të egra në Leshnicë, reagojnë Miqtë e Sharrit – (VIDEO)

Organizatat joqeveritare dhe personat  fizik të rajonit të Pollogut dhe Shkupit të njohur si Platforma “Miqtë e Sharrit” e cila lobon që Mali Sharr duhet shpallur si park nacional reagojnë ashpër për zhvillimet e fundit në mal dhe hapjen e rrugëve në pejsazhin unikat në Malin Sharr në lokalitetin e quajtur Leshnica. „Miqtë e Sharrit” konsiderojnë se ndërtimi i rrugëve në zemrën e parkut të ardhshëm, respektivisht në zonën e cila në ardhmëri do ishte e mbrojtur është apsurde dhe shqetsuese për botën shtazorë në këtë pjesë.

 

 

“Në vend që të gjithë së bashku të punojmë për mbrojten e malit, 20 ditët e fundit kjo zonë shkatërrohet me ndërtimin e rrugëve. Platforma nuk është e njohtuar nëse rrugët për Leshnicë të Lartë dhe Xhinibeg janë të ndërtuar në bazë të ndonjë plani dhe nëse për ketë ekziston ndonjë elaborat për ndikimin e tyre ndaj ambientit jetësor. Konsiderojmë se ekzistimi i rrugëve do të jetë kërcnim për botën e gjallë respektivisht ajo që ngeli nga dhitë e egra, si dhe kafshëve tjera ta ergra sic janë ujku dhe ariu, deklaroi Jovan Bozhinovski, anëtar i platforëms nga Miqtë e Sharrit, transmeton Televizioni Koha.

Leshnica është një ndër vendet më të njohura të Malit si në aspekt pejsazhor, ashtu në atë geomorfologjik, gjeologjik dhe e begatshme me biodiverzitet. Kjo hapësirë nga shumë ekspertë në periudhën e ardhsme mund të shpallet si zonë rreptësisht e ndaluar. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *