Home / Kryesoret / Haradinaj: I kam votat për qeverinë, s’ka kontrabandë deputetësh

Haradinaj: I kam votat për qeverinë, s’ka kontrabandë deputetësh

Kandidati për Kryeministër i Koalicionit PDK-AAK- Nisma, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar formimin e shpejtë të Qeverisë që do ta udhëhë ai.

Haradinaj ka thënë se Koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka siguruar 61 vota plus për formimin e qeverisë.

Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për “kontrabandim” të deputetëve, por për “vullnet të lirë të bazuar në respekt”.

“Ajo që mund ta konfirmoj sot është se ne i kemi votat për Qeverinë, 61 plus, e kemi me votë të dakorduar të konfirmuar, me pakicat dhe me deputetë të tjerë të zgjedhur”, ka thënë Haradinaj për RTV21.

Ai i ka komentuar edhe deklaratat e Vetëvendosjes dhe të LDK-së, të cilat e kundërshtojnë koalicionin me PDK-në.

“Situata është pak më ndryshe. Këto janë deklarime paszgjedhore janë ende në atë frymën e zgjedhjeve. Situatat janë çdo herë e më evolutive dhe situata nuk është krejt ashtu siç po prezantohet në media. Unë, në këtë rast, e përfaqësoj vetëveten, Aleancën, koalicionin, por jam mandatar. Do të thotë e kam të drejtën të negocioj dhe palët që negociojnë me mua nuk kanë nevojë të negociojnë me askënd tjetër për rreth meje”, ka thënë Haradinaj./Illyria

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *