Home / Lajme / Botë / Heroi i pastrehë i Mançesterit rikthehet sërish në rrugë

Heroi i pastrehë i Mançesterit rikthehet sërish në rrugë

Heroi i pastrehë që ndihmoi fëmijët e plagosur nga sulmi terrorist në Mançester Arena është rikthyer sërish në rrugë.

Stephen Jones mori lavdërime mbarë botërore për veprimin e tij human.

Të pastrehut i ofruan një banesë me qira për gjashtë muajt e ardhshëm, në mënyrë që ta ndihmonin që ai të niste një jetë të re.

Pavarësisht kësaj, 35-vjeçari është parë duke fjetur jashtë në një bankë që ndodhet në qendër të Mançesterit, vetëm 3 javë pas heroizmit të tij.

Salman Abedi vrau 22 persona dhe plagosur 119 të tjerë  si pasojë e shpërtgimit të bombës artizanale, të realizuar me gozhdë gjatë koncertit të Ariana Grande.

Jones, që ishte duke vjetur aty pranë shkoi menjëherë pranë skenës makabër për të ndihmuar personat e plagosur nga sulmi i përgjakshëm.

Me 22 Maj, djali i biznesmenit milioner David Sullivan i ofruan një banesë me qira për 6 muajt e ardhshëm. Nuk dihet arsyeja se pse 35-vjeçari është kthyer të jetojë sërish në rrugë. /shqip

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *