Home / Lajme / Kronika e zezë / Hidhet nga kati i pestë i moshuari, gjen vdekjen e menjëhershme

Hidhet nga kati i pestë i moshuari, gjen vdekjen e menjëhershme

Një person ka humbur jetën ditën e sotme, pasi është hedhur nga ballkoni i katit të pestë i pallatit ku banonte në Lushnje.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00, në lagjen “Loni Dhamo”, ndërsa viktimë ka mbetur 70 vjeçari E.K.

Nga informacionet paraprake dhe deklarimet e familjarëve dyshohet se viktima është vetëhedhur nga pallati, ku si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nuk dihen ende arsyet që e kanë detyruar të moshuarin të ndërmarrë këtë akt fatal dhe të rëndë për jetën e tij.

Policia e Lushnjes ka nisur hetimet.

Ajo tha se po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *