Home / Lajme / Maqedoni / Historiani shqiptar ka një porosi për Ahmetin e Selën

Historiani shqiptar ka një porosi për Ahmetin e Selën

Enti Shtetëror i Statistikave, një burim i fuqishëm i shifrave dhe të dhënave shtetërore vazhdon të jetë i mbyllur me shumë të panjohura për shqiptarët, njofton agjencia e lajmeve INA.

Deri tani edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme, nuk është arritur askund …… përfaqësimi dhe pozicionimi i shqiptarëve në poste kyçe vendimmarrëse në këtë institucion, të cilit nuk i është kushtuar edhe rëndësi e madhe.

Studiuesit shqiptarë kërkojnë që të bëhet ndërhyrje në këtë institucion dhe të merret parasysh roli i kuadrit shqiptar në tetë sektorët që janë dhe që vazhdimisht janë një makineri që nxjerrin shifra për trendet shoqërore, ekonomike dhe të sferave të ndryshme në vend.

Historiani, Eugen Shehu thotë se partitë shqiptare, pjesë e qeverisë së re duhet të kërkojnë pjesëmarrje në këtë institucion të rëndësishëm.

“Partitë politike shqiptare që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “qeveri reformatore” të Fyrom-it,do të ishte e një rëndësie me interes kombëtar që të insistonin në marrjen e sa ma shumë resorëve në Entin e Statistikave Shtetërorë, ky Ent ka qenë që nga viti 1945 e gjer më sot dyermbymllur për Shqiptarët,aty janë të fshehura të vërtetat statistikore dhe demografike të Maqedonisë Shqiptare.e.sh”, është shprehur Shehu.

Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Evropian bënë thirrje që t`i kushtohet kujdes këtij institucioni.

“Enti i Statistikave është i rëndësishëm dhe doemos duhet të kemi shqiptarë në të gjitha nivelet vendimarrëse. Ne nuk jemi aspak të kënaqur me punën e deritanishme të këtij institucioni republikan. Edhe më herët ka pasur dyshime të forta për manipulime si me numrat e popullsisë shqiptare ashtu edhe me numrin e votuesve. Për këto arsye apelojmë deri te politika shqiptare që të ushtrojë trysninë dhe presionin e duhur në mënyrë që të evitohet kjo situatë absurde dhe e padurueshme”,  thuhet në reagimin e OBRIE.

Edhe zëra ndërkombëtarë në Shkup e kanë vlerësuar si problematik këtë institucion që përkujdeset për shifrat shtetërore, por ata kanë kërkuar që përgjegjësit të kërkohen nga ana institucionale, përmes subjekteve politike shqiptare.

Studiuesit dhe demografët shqiptarë nuk përjashtojnë mundësinë për krijimin e opinionit manipulues dhe skenarët për uljen e përqindjes së shqiptarëve në Maqedoni, para regjistrimit të ardhshëm zyrtar të popullsisë. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *