Home / Lajme / Botë / “Historikisht Katari ka qenë financues i terrorizmit në nivel të lartë”

“Historikisht Katari ka qenë financues i terrorizmit në nivel të lartë”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka sulmuar Katarin në lidhje me financimin e terrorizmit.

Ai këtë koment e ka bërë gjatë takimit me Presidentin rumun, Klaus Iohannis në Shtëpinë e Bardhë,

Trump ka marrë kreditë mbi vendimin e fundit të vendeve arabe për të ndërprerë lidhjet diplomatike me Katarin.

Gjatë një konference për shtyp, Trump ka theksuar se ‘Katari historikisht ka qenë një financues i terrorizmit në nivel të lartë’.

“Vendosa, së bashku me Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson, që gjeneralët tanë të mëdhenjë dhe populli ushtarak, që ka ardhur koha që t’i bëjmë thirrje Katarit për t’i dhënë fund financimit të tyre dhe ideologjisë ekstremiste”, ka thënë Trump.

Trump ka vlerësuar udhëtimin e tij të fundit në Lindjen e Mesme, ku ai punoi për të forcuar aleancat dhe ‘për të bashkuar të gjithë popujt e civilizuar në luftën kundër terrorizmit’./Arbresh.info

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *