Home / Lajme / Botë / Hojt Ji: SHBA-ja e brengosur për shkak të qendrës humanitare ruse në Serbi

Hojt Ji: SHBA-ja e brengosur për shkak të qendrës humanitare ruse në Serbi

SHBA-ja është e brengosur për shkak të ndërtimit të qendrës humanitare në Serbi dhe statusin potencial special për personelin, të cilin Rusia e kërkon, deklaroi përfaqësuesi i lartë i Departamentit amerikan të shtetit i obliguar për Evropë dhe Euroazi, Hojt Brajan Ji.

Ai në diskutimin për situatën në Evropën Juglindore, të mbajtur në Nënkomitetin për bashkëpunim të sigurisë evropiane dhe rajonale në Senat, tha se “me rëndësi vitale për SHBA-në është se Serbia shkon drejt Bashkimit Evropian edhe pse ka lidhje kulturore dhe historike me Rusinë”.

“Po më shqetëson i a.q. qendra humanitare, jo për shkak të asaj që është tani, por për shkak të asaj që mund të bëhet. Veçanërisht nëse Serbia e realizon atë që Rusia e ka kërkuar: status special dhe imunitet për tërë personelin. Nuk besojmë se Rusia ka qëllime të mira që t’i ndihmojë Ballkanit për të shkuar drejt BE-së”, tha Ji.

Sipas tij, Qendra në Nish, në afërsi të kufirit me Kosovën, ku SHBA-ja la rreth 600 ushtarë të vet, si dhe katër mijë pjesëtarë të forcave paqësore të NATO-s, nuk është hap pozitiv.

“Është me rëndësi, dhe këtë bindje e ndajmë me Qeverinë e Serbisë, se Serbia ka kontroll të plotë ndaj territorit të saj dhe gjithçka që është në të. Nëse i lejon Rusisë të formojë qendër për spiunazh, do ta humbë kontrollin ndaj një pjese të territorit të saj”, tha Ji.

Rusia, sipas tij, e shfrytëzon varësinë e Ballkanit Perëndimor nga gazi i saj, si dhe dobësitë e shteteve të atjeshme: korrupsion, shkalla e ulët e lirisë së mediave, tensionet midis fqinjëve.

“Trendi është shqetësues, por nuk mendoj se e kemi humbur betejën. Mali i Zi arriti t’i kundërshtojë ndikimit të Rusisë, shohim se situata në Maqedoni po stabilizohet me ndihmën tonë dhe me ndihmën e BE-së”, tha Ji.

Nënkryetari i Nënkomitetit, senatori Kros Marfi megjithatë vlerësoi se propozim-buxheti i SHBA-së nuk flet në favor për prani më të madhe amerikane të Ballkanit.

Ai përkujton se fondet për ndihmë të huaj për Shqipërinë janë ulur për 98 për qind, për Kroacinë 60 për qind, për Kosovën 48 për qind, BeH-në dhe Maqedoninë për 40 për qind, Malin e Zi për 34 për qind dhe Serbinë për 31 për qind.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *