Home / Lajme / Maqedoni / Hoxha: Shteti i Maqedonisë u ka një miliard euro borxh ndërmarrjeve private

Hoxha: Shteti i Maqedonisë u ka një miliard euro borxh ndërmarrjeve private

Qeveria e re duhet të bëjë revizion se sa borxh ka shteti dhe cilat institucione kanë borxhe që ne më pas të mund të vendosim se a do të hyjmë në bashkëpunim me institucionet e caktuara. Kështu u shpreh kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) Nebi Hoxha në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë.

Ai, siç përcjell portalb.mk, gjithashtu tha se borxhi i shtetit ndaj ndërmarrjeve private arrin deri në 1 miliard euro.

“Ajo në të gjitha shtetet është e njëjtë, gjithkund shteti i ka borxh ndërmarrjeve private, por faktori më i rëndësishëm është që ato borxhe të mos jenë më të vjetra se tre muaj, ngaqë në sektorin privat secili borxh është ngarkesë për ndërmarrësinë. Sa i përket kësaj, është normale që qeveria e re duhet të bëjë revizion në atë se sa arrijnë këto borxhe, që ne si sektor i biznesit të kemi pasqyrë se cilat institucione shtetërore kanë borxhe dhe në çfarë vlere arrin ai, që të mund të mendojmë se a do të hynim në bisedime për bashkëpunim me ata”, tha Hoxha për REL, programi në gjuhën maqedonase.

Nebi Hoxha vlerësoi si pozitive tendencën që rroga minimale të rritet dhe rroga mesatare të arrijë deri në 500 euro, ngaqë, siç u shpreh ai, “gjatë kohë ata si odë ekoniomike kanë promovuar se miti i çmimit të ulët të fuqisë punëtore në Maqedoni duhet të ndryshojë, për shkak të asaj se me këtë politikë sociale ne nuk mund të bëjmë një perspektivë me të gjitha shtetet në rrethinë”.

Por sërish ai vlerëson se me këto kapacitetet ata si ndërmarrës nuk do të arrijnë që t’i mbajmë njerëzit apo fuqinë punëtore të nivelit më të lartë në Maqedoni.

Hoxha përfundon duke thënë se me rrogë minimale dhe mesatare të tillë që ishte deri dje nuk do të ketë ndonjë sukses, dhe në vazhdon njëjtë edhe më tej, Maqedonia do të jetë sërish politikë sociale e jo ekonomike./REL/

Gjithashtu lexo

Po afrohet koha e bakllavas, për Bajram pritet të konsumohen 3-4 mijë tonë në Turqi

​Me rastin e Festës së Fitër Bajramit, prodhimi ditor i bakllavasë në Turqi që normalisht …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *