Home / Kuriozitete / I burgosuri ia mer mendjen gardianes, gardiania zvicerane bie në dashuri

I burgosuri ia mer mendjen gardianes, gardiania zvicerane bie në dashuri

Sërish një rrëfim sentimental nga një burg zviceran, i ngjashëm me ata nga filmat.

Ende nuk ka kaluar më shumë se një vit nga koha kur në një burg zviceran në Dietikoin kishin ngjarë skena që të kujtonin filmin e njohur “Bonny and Clyde”. Gardiania e bukur 33 vjeçare Angela Magdici kishte filluar një lidhje dashurie me të burgosurin për dhunim seksual, sirianin Hassan Kiko, 28 vjeçar. Këtë lidhje ajo kishte dashur ta kurorëzonte duke organizuar ikjen e të burgosurit “të saj” nga burgu, shkruan blick.ch. Arratisja e të dyve kishte zgjatur disa javë, deri sa në fund ishin kapur diku në Itali.

Një aferë e ngjashme ka ndodhur tash në burgun “Thorberg” në Krauchtal të Bernës. Edhe këtu gardiania është lidhur në dashuri me një të burgosur, transmeton albinfo.ch. Por tash për tash nuk ka më tepër informata lidhur me identitetin e të dyve. Dihet vetëm se edhe i burgosuri i këtushëm është duke vuajtur dënimin për dhunim seksual dhe se gardiania tashmë është pushuar nga puna.

Drejtori i burgut, Thomas Egger nuk ka dashur të japë më shumë informacione. “Punëtorja aktualisht nuk është më e punësuar zyrtarisht te ne. Janë duke u zhvilluar sqarime disiplinore dhe personale.

Në këtë burg ka pasur një aferë seksuale edhe para 3 vitesh, përcjell albinfo.ch. Atëkohë drejtori i burgut, Georges Caccivio ishte detyruar të dorëhiqej pasi ishte zbuluar se mbante lidhje me një prostitutë në Biel/Bienne dhe se kishte neglizhuar ndëshkimin e dy të burgosurve me të cilët kishte lidhur miqësi.

Gjithashtu lexo

Fqinjët gjermanë përcjellin në lot familjen shqiptare që kërkonte azil (Video)

Historia e një familjeje shqiptare që nxirret nga shtëpia për t’u deportuar, ka nxjerrë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *