Home / Lajme / Maqedoni / I kujt është objekti para ambasadës amerikane?! PSP po e heton (Video)

I kujt është objekti para ambasadës amerikane?! PSP po e heton (Video)

Prokurorët e Speciales kanë trokitur në dyert e komunës së Çairit lidhur me ndërtimin e një objekt që gjendet përballë ambasadës amerikane. Këtë e ka konfirmuar edhe komuna e Çairit, e cila në përgjigjen për TV21 thotë se prokurorët special kanë kërkuar dokumentet për pronësinë, pronarin dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

 

“Lidhur me objektin që gjendet përballë Ambasadës Amerikane në Shkup, lëndë konkrete për të cilën Prokuroria Speciale ka shprehur interesim, ne kemi njoftuar përfaqësuesin e saj. Ai është pritur dhe është informuar detajisht për procedurën, se objekti në fjalë nuk është në kompetenca të komunës, pasi që i njëjti është në procedurë gjyqësore”, thonë nga Komuna e Çairit.

Objekti trekatësh para ambasadës amerikane është përfolur në njërën nga bombat, që po hetohen nga Janeva dhe ekipi i saj. Në bombën e 37 në qendër të vëmendjes është biseda pikërisht rreth këtij objekti.

Se në territorin e cilës komunë gjendet ky objekt, nga komuna Qendër theksuan për TV21 se ky lokacion nga viti 2005 i takon komunës së Çairit. Nga komuna e Çairit nuk e mohojnë faktin se objekti është brenda kufijve të komunës së tyre, por theksojnë se nuk kanë kompetenca, për shkak se objekti është në procedurë gjyqësore.

Nga LSDM nuk duan të japin detaje për atë se i kujt është objekti, pasi që materialet janë dërguar në prokuroinë publike speciale dhe vetëm ata mund të japin prononsim për këtë. Ndërkohë, s’ka përgjigje edhe nga BDI, pasi që protagonistë të saj janë pjesë e bisedave të përgjuara për këtë rast që tanimë është në procedurë hetimore nga PPS.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *