Home / Kryesoret / Incident në Parlament, sigurimi s’e zbaton urdhrin e Talat Xhaferit (Video)

Incident në Parlament, sigurimi s’e zbaton urdhrin e Talat Xhaferit (Video)

Para pesë minutash, për pak është evituar një incident i ri në Parlamentin e Maqedonisë, mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi. Situata është tensionuar gjatë debatit lidhur me gjendjen alarmante në Strugë, për shkak të djegies së deponisë së qytetit, shkruan Gazeta “Lajm”.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev ka marrë fjalën në foltore pa i dhënë leje kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi. Pas disa paralajmërimeve, Gjorçev nuk është larguar nga foltorja, kurse kryeparlamentari Xhaferi, e ka ftuar sigurimin e Parlamentit, për ta larguar deputetin e VMRO-DPMNE-së.

Megjithatë, sigurimi nuk e ka zbatuar këtë urdhër të Xhaferit, pasi në foltore kanë dalur edhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, gjë pas të cilës Xhaferi është detyruar të japë pauzë 10 minuta. Kjo situatë dëshmon se ai nuk ka kontroll të plotë mbi punën e Parlamentit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *