Home / Kryesoret / Interpoli pastron listat, vetëm dy kosovarë të kërkuar publikisht

Interpoli pastron listat, vetëm dy kosovarë të kërkuar publikisht

Deri para disa ditësh në faqen zyrtare të Interpolit në internet kanë figuruar dhjetëra kosovarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Por ka një kohë që lista është pastruar dhe në ueb-faqe gjenden vetëm dy të kërkuar publikisht.

Dzemal Kapetanovic dhe Florim Hoxha janë dy të kërkuarit e vetëm që shfaqen nëse bëjmë “search” të “Under UNMIK- Kosovo (mandate).

Lista mund të jetë e gjatë e kosovarëve të kërkuar nga Interpoli, mirëpo publikisht kërkohen vetëm Kapetanovic dhe Hoxha. Derisa i pari ka lindur në Çeki, Hoxha vjen nga Rahoveci.

Kosova nuk figuron ende si shtet në Interpol pasi kjo organizatë e sigurisë ndërkombëtare ende nuk e ka njohur atë si anëtare.

E derisa në vendin tonë të shpallur publikisht janë vetëm dy persona, në Shqipëri lista është shumë më e gjatë. Janë 160 shtetas të këtij vendi që po kërkohen publikisht prej vitesh nëpërmjet faqes së Interpolit.

Gjithashtu lexo

Ministria e drejtësisë dorëzon kërkesën për nisjen e procesit të ekstradimit të Grujevskit dhe Boshkovskit

Ministria e drejtësisë së Maqedonisë, sot pasdite dorëzoi kërkesë deri te gjykata kompetente në Shkup …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *