Home / Kryesoret / Investuesit e huaj dhe të vendit do të trajtohen njëjtë nga Qeveria e re e Maqedonisë (Video)

Investuesit e huaj dhe të vendit do të trajtohen njëjtë nga Qeveria e re e Maqedonisë (Video)

Ekipi i ri qeveritar për çështje ekonomike paralajmëron trajtim të njëjtë të investitorëve të vendit dhe të atyre të huaj. Bëhet fjalë për ndryshimin e rregullativës me qëllim përmirësimin e klimës investuese për biznesmenët e vendit. Ministri pa resor Zoran Shapuriq deklaroi se në periudhën pasuese do të realizohen takime me odat ekonomike që të dëgjohen iniciativat e sipërmarrësve dhe të eliminohen dallimet ndërmjet investitorët vendorë dhe atyre të huaj,

 

“Nëse vjen një investitor i huaj, për të, e gjithë procedura nëpër institucione zgjat prej 10 deri 15 ditë, ndërsa nëse është investitori nga vendi, vetëm në një organ ka 7 apo 8 sektorë. Kështu, mund që në një organ të vetëm ai të humbë një muaj të plotë kohë. Duhet të bëhet një rigrupim dhe në institucione të angazhohet një i punësuar i cili do t’i udhëheqë punët e investitorëve vendorë, njëjtë siç ndodh për të gjithë investitorët e huaj”, tha për TV21, Zoran Shapuriq, Ministër pa resor.

Për një kohë të gjatë, biznesmenët nga vendi ankohen se diskriminohen në raport me investitorët e huaj. Investitorët e huaj, për dallim nga ata të vendit, janë të liruar nga pagesa e tatimit mbi të ardhurat personale në periudhë maksimale deri 10 vjet. Ata nuk paguajnë tatimfitim, për ndërtimin e kapaciteteve prodhuese marrin ndihmë shtetërore deri gjysmë milionë euro si dhe janë të liruar nga pagesat doganore dhe komunale.

“Pikërisht trajtimi i pabarabartë i kompanive vendore ndaj atyre të huaja nga ana e qeverisë së kaluar ishin disa nga ankesat më të mëdha të biznesmenëve nga vendi. Në njërën anë, përderisa investitorët e huaj gëzonin një numër të madh beneficionesh, biznesmenët maqedonas ankoheshin nga kontrollet e përditshme nga inspektorati që në fund të ditës përfundonin me dënime në para.”

Qeveria e drejtuar nga OBRM-PDUKM asnjëherë nuk e zbuloi shumën e përgjithshme të shpenzuar për tërheqjen e investimeve të huaja në zonat teknologjiko-industriale. Në preskonferencë rregullisht i publikonin të dhënat për vlerën e eksporteve të fabrikave të huaja dhe numrin e të të punësuarve në to. Por analiza e rrjetit hulumtues BIRN tregoi se të dhënat e publikuara jo gjithnjë janë të besueshme. Hulumtimi ka treguar se autoritetet kanë paralajmëruar ndërtimin e 138 fabrikave në 10 vitet e fundit, por sipas BIRN, numri i përgjithshëm i kompanive që kanë investuar brenda periudhës së analizuar është 51, ndërsa 40 janë në proces e sipër. Ndërkaq 43 investimet e tjera akoma nuk kanë filluar të realizohen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *