Home / Kryesoret / Inzaghi trajner i kombëtares shqiptare ? – (VIDEO)

Inzaghi trajner i kombëtares shqiptare ? – (VIDEO)

Sipas mediave italiane, FSHF është e gatshme për t’i ofruar stolin e kombëtares një tjetër trajneri Italian. Pas refuzimit të marrë nga Paolo Tramezzani, i cili ka preferuar të qëndrojë në Zvicër për të marrë drejtimin e Sion-it, FSHF vazhdon të mbetet në kërkim të trajnerit.Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, në fletoren e presidentit Duka mes emrave të trajnerëve të tjerë është edhe ai i Filippo Inzaghi, i cili gjatë këtij sezoni ka arritur ta ngjiste Venecian në Serinë B, transmeton Televizioni Koha.

 

 

Ndërkohë pas sezonit të suksesshëm që Inzaghi pati, ofertat drejt tij kanë qenë të shumta dhe nga ana tjetër FSHF, e shikon Pippon si zëvendësuesin e duhur të De Biasit.

Ndryshe ditë më parë u përfolën edhe emrat e parë mund të drejtojnë në të ardhmen pankinën kuqezi. Bëhej fjalë për Paolo Tramezanin dhe Valter Zengën. Emri i Paolo Tramezzanit përjashtohet nga ky kombinim pasiqë është emëruar zyrtarisht trajneri i ri i klubit të Sionit në Superligën zvicerane. Edhe pse u lakua nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka si një nga kandidaturat për të marrë drejtimin e kombëtares kuqezi pas largimit të Gianni De Biasit, 46-vjecari italian nuk do të rikthehet te Shqipëria, përcjellë Televizioni Koha.

Gjithashtu mediat italiane lënë të nënkuptohet se për Filipo Inzaghin është bërë edhe oferta nga FSHF, pasi shkruaj se tashmë Inzaghi është duke reflektuar për të marrë një vendim, nëse do të largohet nga Seria B për të nisur një aventurë të re me Shqipërinë. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *