Home / Showbiz / Ja kush është i fejuari avokat, që i rrëmbeu zemrën Floriana Garos!

Ja kush është i fejuari avokat, që i rrëmbeu zemrën Floriana Garos!

Prezantuesja e njohur dhe ish-misi Floriana Garo nuk është më ‘single’.

Ajo është fejuar dhe këtë e ka bërë publike vetë në rrjetet sociale ku ka postuar një kolazh me foto dhe një mbishkrim ku thuhet: Të dashur miq, desha të ndaja me ju lajmin e mrekullueshëm të fejesës time! Jam shumë shumë e lumtur. “Panorama” mëson se fatlumi quhet Enis Daci. Ai ka studiuar në Gjenevë të Zvicrës, aty ku edhe jeton pasi ka edhe studion e tij të avokatisë.

Si janë njohur? Burime pranë çiftit i thanë “Panorama” se bukuroshja e ekranit dhe djali simpatik janë njohur në Paris dy vite më parë.

Lidhja mes tyre erdhi vetëm 2-3 jave pas takimit të parë. Vetë Floriana e ka shkruar që mes tyre ka lindur një dashuri me shikim të parë.

Gjithashtu lexo

Aktorja e njohur shqiptare në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet urgjent në spital (Foto)

Pas një lufte të gjatë me kancerin dhe një beteje të fituar me këtë sëmundje, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *