Home / Lajme / Maqedoni / Ja sa kohë duhet që të mbarojë autostrada Ohër-Kërçovë

Ja sa kohë duhet që të mbarojë autostrada Ohër-Kërçovë

Qytetarët do të duhet që të presin edhe disa vjet që të munden të udhëtojnë në autostradën e re Ohër-Kërçovë. Edhe pse e njëjta u premtua se do të jetë gati në fillim të vitit 2018, punët e saj janë prolonguar për disa vjet, transmeton Gazeta Express.

Kjo është kështu pasi që thuajse 4 muaj në pjesën më të madhe të autostradës nuk ka kurrfarë pune ndërtimtare. Makineritë janë në pushim, ndërkaq shumica e punëtorëve sipas informatave të NOVATV qëndrojnë në shtëpi dhe presin se kur do t’i thirrin në punë.

Në dalje të Ohrit deri te Aeroporti tanimë disa muaj pritet që të vendoset asfalt, por edhe aty makineritë plotësisht janë tërhequr. Kështu është edhe në disa vende tjera.

Edhe shërbimi informativ i Qeverisë kumtoi se punët ndërtimtare janë ndaluar për shkak të rikonstruksionit dhe se kompania e Kinës “Sinohidro” e cila e ndërton autostradën, përkohësisht i ka ndaluar punët në autostradë.

Një burim i NOVA nga një ndërmarrje ndërtimtare, e cila punon në një pjesë autostradës thotë se me muaj kanë pritur të fillojnë asfaltimin e rrugës na Novo Sello deri në Ohër. Ata thonë se problem shtesë është edhe ajo që e kanë pasur të punojnë në rishikimin e projektit.

“Për pjesën nga Trebenishta në Ohër presin nga Viti i Ri vendim që nëse do të jetë bulevard ose autostradë e mbyllur. Nuk besoj se autostrada do të jetë gati në dy deri në tre vitet e ardhshme”, thotë burimi i NOVA TV-së.

Për shkak të një gabimi në projektim, autostrada Ohër-Kërçovë do të kushtojë 100 milion euro shtesë

Një numër i madh i problemeve të cilat u paraqitën në ndërtimin e autostradës Ohër –Kërçovë do të rezultojnë me harxhime shtesë me vlerë prej 100 milion eurove, shkruan Dojçe Vele.

Problem më të madh është konfirmuar në projektimin e pjerrtësive të autostradës të cilat janë vlerësuar si “jostabile” edhe atë në katër pjesë të autostradës. Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore që është ana e marrëveshjes në projektin me kompaninë kineze “Sinohidro” pranojnë se në projekt janë konstatuar më shumë gabime, por thonë, ata janë riparuar në procesin e realizimit.

Në ndërkohë punët ndërtimore në të cilat ishin angazhuar më shumë nënkontraktorë dhe rreth 1500 të punësuar janë ndalur./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *