Home / Kryesoret / Janë ndërprerë fushatat e CNN dhe BBC – (VIDEO)

Janë ndërprerë fushatat e CNN dhe BBC – (VIDEO)

Kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme kuvendore njoftoi se Qeveria i ndërpreu marrëveshjet për fushatat reklamuese të Si-En-En dhe Bi-Bi-Si dhe marrëveshjet me siç tha, kuazi këshilltarët. Me këtë edhe masat tjera të ndërmarra, tha, në 15-të ditët e fundit janë kursyer 10 milionë euro.

 

 

“I ndërpresim fushatat e Si-En-En dhe Bi-Bi-Si dhe të gjitha fushatat e mundshme të cilat janë bërë në shtet, i prishëm marrëveshjet e kuazi ekspertëve të huaj, i prishëm marrëveshjet për mirëmbajtjen e tërë sistemit informativ të 14-të informatikanëve në Qeveri”, informon Zaev, duke u kundërpërgjigjur deputetëve nga VMRO-DPMNE të cilët e akuzuan se përkundër premtimeve parazgjedhore për uljen e dikastereve ministrore në Qeveri, numri është rritur, që shkakton shpenzime shtesë, transmeton Televizioni Koha.

Zaev njëherit apelon ata që mungojnë nga 10-20 ditë, të fillojnë të shkojnë në punë.

“Çka të bëjmë me njerëzit të cilët pas dhjetë-njëzet ditëve nuk janë paraqitur në punë? Ligji thotë pas tre ditëve mungesë të paparaqitur ndërpritet marrëdhënia e punës. Edhe njëherë apeloj të vijnë në punë, thekson kryeministri, duke u përgjigjur deputetëve nga VMRO-DPMNE të cilët akuzuan se i ka shkelur premtimet se Qeveria e re nuk do të ketë më shumë se 20 ministra, ndërsa tani ka 26 ministra dhe 26 zëvendësministra, me çka ka treguar jokonsekuencë lidhur me Buxhetin dhe shpenzimin e tij, përcjellë Televizioni Koha.

Kryeministri Zaev duke folur akzuat gjatë qëndrimit të tij në Bullgari tha se për ka premtuar se këto marrëveshje do të hapen për publikun ndërsa do të dërgohen edhe për ratifikim në Kuvend dhe deputetët do të kenë mundësi t’i shohin. Zaev i ka quajtur akte patriotike këto marrëveshje, duke hedhur poshtë akuzat se ato po mbahen fshehtë. /Tv Koha/

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *