Home / Lajme / Maqedoni / Janë pranuar kërkesat për apanazh të 38 ish deputetëve

Janë pranuar kërkesat për apanazh të 38 ish deputetëve

Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e sotme i pranoi kërkesat për apanazh të 38 deputetëve nga përbërja e kaluar.

Mes kërkesave për apanazh janë edhe ato të Ramiz Merkos dhe Hazbi Likës, të cilët u bënë zëvendëskryetarë të Qeverisë së re dhe të Liljana Popovskës e cila sërish u bë deputete pas zbrazjes së një vendi të listës në të cilën u kandidua. Merko, Lika dhe Popovska do të marrin kompensim për periudhën nga ndërprerja e funksionit deputet deri në emërimin e funksioneve të reja.

Sipas Ligjit për rroga dhe kompensime, është paraparë që deputetët të marrin apanazh deri një vit, varësisht nga ajo sa muaj kanë qenë në këtë funksion, por më së shumti deri një vit.

Në seancën e tretë të martën duhet të votohet përbërja e të gjithë komisioneve parlamentare. Siç tha Dimovski, kjo nuk ndodhi në seancën e sotme sepse një nga partitë politike nuk ka dorëzuar listë me propozim anëtarë të komisioneve, ndërsa tjetra nuk ka pasur emra të kompletuar.

Nëse përbërja e komisioneve parlamentare konfirmohet në seancë të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, ata do të votohen nga ana e Kuvendit në seancën e caktuar për të mërkurën, 14 qershor.

Gjithashtu në seancë u konstatuan njoftime për ndryshimin e gjendjes pronësore të anëtarëve të Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Farie Aliu dhe Goran Milenkov. Dimovski informoi se anëtarët e Komisionit kanë të drejtë në ditët deri në seancën e ardhshme të Komisionit të bëjnë rishqyrtim në formularët e dorëzuar.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *