Home / Kryesoret / Janeva ka gati 15 padi të reja

Janeva ka gati 15 padi të reja

Katica Janeva paralajmëroi se do të hapë të paktën 15 raste të reja hetimi deri në fund të muajit kur përfundon edhe afati që Prokuroria speciale për ngritjen e aktakuzave. Lëndët që janë në fazë më të hershme, tani për tani nuk planifikon t’ia japin prokurorisë së rregullt, edhe pse pas qershorit, Specialja nuk do ketë mundësi për të ngritur aktakuza, njofton Alsat M.

Pikërisht këtyre ditëve në opinion aktual është rasti “Trust” për tenderët e ELEM-it për termoelektranën e Manastirit. Gjykata e Apelit sot e publikoi vendimin, me të cilën e pranoi ankesën e Speciales, ndërsa kundër vendimit të Gjykatës themelore e cila pranoi 850 mijë euro garanci për biznesmenin Sead Koçan që ai të mbrohet i lirë. Sipas gjykatës së Apelit, gjykatësi në procedurë paraprake ka gabuar. Për shembull, për pasurinë e patundshme të ofruar në garanci, është dashur, ndërsa nuk ka pasur pëlqim me shkrim edhe nga pronarët dhe drejtorët tjerë të pasurisë së ofruar.  Qëndrimi i Prokurorisë speciale për këtë është se aspak madje nuk duhet të ketë garanci.

Një nga shkaqet përse Prokuroria Speciale nuk ka mundur të ngrejë aktakuza është se një pjesë e të akuzuarve përpiqeshin ta stërzgjatin sa më shumë procedurën. Për shembull, ata e zgjasnin kohën e të drejtës ligjore për të pasur qasje në prova ose e zgjasnin datën kur do të paraqiten për të dhënë deklaratë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *