Home / Lajme / Botë / Jemen, rritet numri i viktimave nga epidemia e kolerës

Jemen, rritet numri i viktimave nga epidemia e kolerës

Rritet në 1.233 numri i personave që kanë humbur jetën si rezultat i epidemisë së kolerës që ka kapluar Jemenin, duke filluar nga muaji prill.

Sipas raportit të Organizatës Botërore e Shëndetësisë (OBSH), që nga muaji prill kur ka filluar epidemia e kolerës në Jemen e deri tani kanë humbur jetën 1.233 persona.

Në raport bëhet e ditur se që nga 27 prilli e deri më tani në 20 qytete të këtij shteti janë hasur 185.301 raste të dyshuara të diarresë akute. Në raportin në fjalë njoftohet se është konstatuar se si rezultat i testeve janë identifikuar 561 raste të reja të kolerës.

Për trajtimin e epidemisë së kolerës, e cila nuk është mundur të tejkalohet nga organet shëndetësore të vendit, organizata ndërkombëtare si OBSH, Kryqi i Kuq dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) kanë dërguar materiale mjekësore të Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të konflikteve që vazhdojnë në Jemen prej më shumë se dy vitesh, rreth tre milionë njerëz që janë dëbuar brenda vendit çdo ditë përballen me rrezikun për t’u infektuar nga kolera për shkak të mungesës së ujit të pastër për pije dhe grumbullimit të mbeturinave.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *