Home / Showbiz / Jo vetëm që pamë për herë të parë fytyrën e vogëlushit Kroi, por edhe këtë gjest të ëmbël të Alban Dudushit ndaj Bietës

Jo vetëm që pamë për herë të parë fytyrën e vogëlushit Kroi, por edhe këtë gjest të ëmbël të Alban Dudushit ndaj Bietës

Jetët e tyre kanë marrë më shumë kuptim që prej lindjes së vogëlushit me emër shumë të veçantë, Kroi Art. Bëhet fjalë për dyshen e njohur të televizionit “Top Channel”, Alban Dudushi dhe Bieta Sulo.

Prej muajsh ata prisnin ardhjen e Kroit, ndërkohë që tashmë po shijojnë çdo moment pranë tij. Bieta përpara disa orësh ka shpërndarë një foto në Instagram ku arrijmë të shohim sadopak tiparet e vogëlushit, ndërkohë që ajo vetë mban një lule në dorë. “Një lule rrëfen që je në qendër të vëmendjes së tij”, – ka shkruar Bieta dhe neve na lë të kuptojmë se lulja vjen nga moderatori Dudushi.

Një atmosferë plot ëmbëlsi në familjen e Bietës dhe Albanit që me siguri po zbukuron jetët e tyre. /Blitz.al/

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *