Home / Lajme / Maqedoni / “Kacafytet” një nga krerët e Lëvizjes BESA me ministrin shqiptar nga LSDM (FOTO)

“Kacafytet” një nga krerët e Lëvizjes BESA me ministrin shqiptar nga LSDM (FOTO)

“Në një emision televeziv ministri pa portofol i LSDM-së Edmon Ademi, në pyetjen se përse Lëvizja BESA nuk u bë pjesë e Qeveria, ai u përgjigj fiks ashtu siç parapëlqejnë ta intepretojnë udhëhqësit e LSDM-së, duke shpërndarë mjegull me doformime realiteti për publikun se gjoja BESA ka patur kërkesa të paqarta dhe absurde, Ademi i LSDM-së shtoi se nuk e ka kuptuar çka nënkupton RIDEFINIMI, edhe pse kanë kërkuar sqarime nuk kanë arritur ta kuptojnë (edhe pse nuk ka qenë pjesëmarrës në bisedime).

Kërkesat e BESËS kanë qenë transparente dhe pubike për parakushtet e pjesëmarrjes së mundshme në qeversije, ndërsa parimet dhe draft – marrëveshja u publikuan thuajse nga të gjitha mediat në vend.

Është një metodë tashmë e njohur për opinionin që përdorej nga VMRO – DMPNE, e cila tani po zbatohet edhe nga LSDM-ja, që shqiptarët me hipoteka ti marrin me vete nëpër qeverisje, përderisa vazhdojnë shqiptarët t’i trajtojnë si qytetarë që i kanë në pronësi me të drejta të përcaktuara nga këto parti maqedonase, por asnjëherë nuk duan të pranojnë shqiptarët si partner të barabartë të shtetit dhe shtetformues, pra këtë aktualisht po e realizon në mënyrë pak më tinzare qeveria e Zoran Zaevit. Mirëpo, Lëvizja BESA nuk është këtu për të kërkuar lëmoshë nga partitë maqedonase, por ua bënë me dije të gjithëve se ne do të luftojmë deri në fund që të jemi shtetformues dhe të barabartë në këtë shtet, e jo si qytetarë të pranueshëm herë nga VMRO, e tani siç do LSDM.

P. S: Ndërsa, sa i takon platformës RIDEFINIMI që e do sqarimin me 3 fjalë po ja postoj me 10 pika më poshtë ministrit të LSDM-së, Ademi, në gjuhën maqedonase me shpresë se do ta kuptojë më mirë, jo për diçka por për lehtësim. Dhe nuk presim RIDEFINIMIN që ta kuptojnë ata që njohin konceptet e partive maqedonase që do të thotë: Maqedonia duhet të ndërtojë institucione që duhet të mbrohet nga shqiptarët!“, – ka shkruar anëtari i kryesisë qendrore në Lëvizjen BESA, Adnan Azizi.

 

Gjithashtu lexo

Qeveria e Maqedonisë vendos të rrisë kompetencat e Avokatit të Popullit

Me vendimin që mori në seancën e saj të djeshme, Qeveria e Maqedonisë kërkon që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *