Home / Lajme / Botë / Kamerat e sigurisë filmojnë momentin, kur një pasagjer nokauton burrin me thikë që kërcënonte pasagjerët brenda autobusit (Video)

Kamerat e sigurisë filmojnë momentin, kur një pasagjer nokauton burrin me thikë që kërcënonte pasagjerët brenda autobusit (Video)

Një burrë që mbante një thikë në dorë brenda autobusit dhe kërcënonte të gjithë, është konfrontuar me një pasagjerë që nuk hezitoi të rrezikoj jetën që të shpëtojë të tjerët që ishin duke udhëtuar.

 

Deron Clay ishte duke qëndruar ulur në autobus dhe po dëgjonte muzikë, kishte vërejtur një burrë i cili në dorë kishte një thikë të mprehtë,

Dhe kur e kuptoi që afër agresorit ishin ulur dy fëmijë së bashku me nënën e tyre, ky 21-vjeçar iu vërsul burrit me thikë të cilin e përplasi me fytyrë për xhamin e autobusit, dhe duke e detyruar të largohet si një frikacak.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Clay kacafytet me sulmuesin i cili në një moment tenton e ther me thikë, por që ky veprim nuk e zmbrapsi drejt qëllimit të tij – të shpëtoj të tjerët që ishin brenda. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *