Home / Lajme / Kronika e zezë / Kamioni shkel fëmijën 15 muajsh në Dragash

Kamioni shkel fëmijën 15 muajsh në Dragash

Policia e Kosovës njofton se rreth orës 11:45 minuta në një rrugë në fshatin Zaplluzhë ka ndodhur një aksident trafiku i cili për pasojë ka lënë të vdekur një fëmijë.

Sipas hetuesve të Trafikut Rajonal nga Prizreni, në prani edhe të prokurorit të shtetit, thuhet se gjatë lëvizjes mbrapa me kamion, shoferi ka qenë i pakujdesshëm dhe e ka shkelur një fëmijë rreth 15 muajsh që po lëvizte në rrugë në përcjellje të një fëmije tjetër.

Mjeku i shtëpisë së shëndetit e ka konstatuar vdekjen, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Shoferi është arrestuar dhe po mbahet në objektet mbajtëse të policisë.

Gjithashtu lexo

28 vjeçarja shqiptare që u dogj në azil, vetë ia vuri flakën objektit

Gruaja 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *