Home / Lajme / Maqedoni / Kapen mbi 4 mijë euro të falsifikuara, arrestohen dy shtetas të Maqedonisë

Kapen mbi 4 mijë euro të falsifikuara, arrestohen dy shtetas të Maqedonisë

Në pikën kufitare Hani i Elezit dje janë arrestuar dy shtetas të Maqedonisë, të cilëve u janë gjetur 4190 euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Maqedonisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën ishin duke udhëtuar, janë gjetur dhe konfiskuar 75 kartëmonedha nga 50€, 19 kartëmonedha nga 20€, 3 kartëmonedha nga 10€ dhe 6 kartëmonedha nga 5€, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *