Home / Kryesoret / Kasami: BDI dhe Aleanca me çfarë marrëveshje kanë hyrë në Qeveri, pse nuk flasin?

Kasami: BDI dhe Aleanca me çfarë marrëveshje kanë hyrë në Qeveri, pse nuk flasin?

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sonte është i ftuar në televizionin 24, ku flitet për zhvillimet e fundit në vend dhe qëndrimet e kësaj partie lidhur me këto ngjarje.

 

 

Kasami ka thënë se kjo BESA sot nuk mori pjesë në takimin e partive shqiptare, shkaku se ata kanë qenë aty ku duhet të jenë e ku zgjidhen çështjet në Kuvendin e Maqedonisë, e jo nëpër hotele. Tutje ai ka thënë se përse BDI dhe Aleanca nuk dalin të tregojnë se me çfarë marrëveshje janë bërë pjesë e Qeverisë, dhe ku mbeti Deklarata e Përbashkët në këtë Qeveri?

Kasami po ashtu ka theksuar se ka perendeuar koha kur mund të zgjidhen çështje në çajtore e hotele. Kryetari i BESËS, ka shtuar se BDI asnjëherë në bisedime as me VMRO-në, e as me LSDM-në nuk ka biseduar për Deklaratën Shqiptare, që u zotuan se do ta zbatojnë para të gjithëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *