Home / Lajme / Maqedoni / Katica ka kërkuar të dhëna se si u pasuruan Artan Grubi, Bujar Osmani dhe familjarë të tyre? (Dokument)

Katica ka kërkuar të dhëna se si u pasuruan Artan Grubi, Bujar Osmani dhe familjarë të tyre? (Dokument)

Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar të dhëna se si është pasuruar deputeti i BDI-së, Artan Grubi dhe për tetë anëtarë tjerë të familjes së tij, pohon gazetari i njohur maqedonas i afërt me VMRO-DPMNE-në, Cvetin Çilimanov. Në një postim të tij, që e ka shpërndarë në tuiter edhe deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshsoski, vërehet faksimil i një dokumenti të PSP-së, ku thuhet se Grubi dhe familjarët e tij hetohen lidhje me mënyrën se si janë pasuruar dhe se për këtë ekzistojnë incizime, apo të ashtuquajtura “bomba”, transmeton Gazeta Lajm.

Çilimanov, i cili vlerëson se PSP është mjet i LSDM-së, thotë se PSP në këtë mënyrë i hakmerret Grubit për shkak se ka qenë përkrahësi kryesor që BDI të formojë qeveri me VMRO-DPMNE-në, e jo me LSDM-në.

Ai ka publikuar edhe një faksimil tjetër, që tregon se PSP ka kërkuar të dhëna edhe për pasurinë e Bujar Osmanit dhe shtatë familjarëve të tij.

Ende nuk kemi reagim zyrtar nga PSP dhe nga Grubi nëse dokumenti i shpërndarë në rrjetet sociale është autentik.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *