Home / Lajme / Kronika e zezë / Kërcënohet drejtori i Spitalit të Tetovës Florin Besimi – (VIDEO)

Kërcënohet drejtori i Spitalit të Tetovës Florin Besimi – (VIDEO)

Përgjegjësi i sektorit për resurse njerëzore në Spitalin Klinik të Tetovës ka kërcënuar drejtorin Florin Besimi. Kjo është bërë e ditur nga ana e Minitrisë së Punëve të Brendëshme, e cila njoftoi sot se Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka ngritur kallxim penal kundër R.T 41 vjeçar nga Tetova për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale keqpërdorim të obligimeve zyrtare dhe autorizimeve” si dhe “rrezikim të sigurisë”, transmeton Televizioni Koha.

 

 

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendëshme gjatë këtij viti i denoncuari i punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës përgjegjës në Sektorin për resurse njerëzore, përmes telefonit celular ka kërcënuar personalisht dhe ka ofenduar drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimi, transmeton Televizioni Koha.

Sipas Policisë i denoncuari në mënyrë të pautorizuar ka fotografuar me telefonin celular dokumente  të klasifikuara dhe pa klasifikuara dhe kërkesa të Prokurorisë Publike Themelore për zhvillime të ndryshmem të njejtat i ka kopjuar dhe i ka ruajtur në zyrën e saj. Drejtori Besimi ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se e ka lënë në dorë të organeve të drejtësisë që të meren me rastin. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *