Home / Kryesoret / Kërcënohet drejtori i Spitalit të Tetovës

Kërcënohet drejtori i Spitalit të Tetovës

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë ka ngritur kallxim penal kundër R.T 41 vjeçar nga Tetova për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale keqpërdorim të obligimeve zyrtare dhe autorizimeve” si dhe “rrezikim të sigurisë”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendëshme gjatë këtij viti i denoncuari i punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës përgjegjës në Sektorin për resurse njerëzore, përmes telefonit celular ka kërcënuar personalisht dhe ka ofenduar drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës Florin Besimi.

Sipas Policisë i denoncuari në mënyrë të pautorizuar ka fotografuar me telefonin celular dokumente të klasifikuara dhe pa klasifikuara dhe kërkesa të Prokurorisë Publike Themelore për zhvillime të ndryshme dhe të njejtat i ka kopjuar dhe i ka ruajtur në zyrën e saj.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *