Home / Lajme / Maqedoni / Kërkohet ndryshimi i lektyrave për shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni

Kërkohet ndryshimi i lektyrave për shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni

Shoqata e Shrimtarëve të Maqedonisë (SHSHM) do të mbaj asamblenë vjetore të saj më 22 qershor, ku do të shqyrtohet nisma për rishikimin e përmbajtjes së lektyrave për shkollat fillore dhe të mesme.

SHSHM-ja bën të ditur se kjo nismë do të ngritet pasi që vlerëson se përmbajtja që u jepet nxënësve është e vjetëruar dhe nuk përputhet me vlerat e vërteta në pjesën e letërsisë klasike, por edhe në pjesën e prirjeve të reja në letërsinë vendase dhe botërore.

SHSHM-ja do të kërkojë nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit dhe Shkencës që të përdorin mekanizmat e tyre, me pjesëmarrje të ekspertëve të pavarur të sferës së shkencave të letërsisë dhe arsimit, që të pastrohet lektyra sipas parametrave estetike dhe pritshmërive reale nga sistemi arsimor bashkëkohor.

Sipas SHSHM-së, duhet të ketë edhe mënjanim të zgjedhjes së autorëve dhe veprave të aspektit ideologjik dhe të motiveve tjera joletrare.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *