Home / Showbiz / Këto gjëra nuk i keni ditur për gratë e politikanëve kosovarë (Foto)

Këto gjëra nuk i keni ditur për gratë e politikanëve kosovarë (Foto)

Anita, imazhi i gruas moderne

Anita Muçajn e njohim që para se të bëhej gruaja e liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt. Anita është gazetare dhe prezantuese e lajmeve mjaft e njohur. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe mbështet jashtëzakonisht të shoqin politikan. Anita edhe gjatë kësaj fushate e ka mbështetur fort bashkëshortin e saj. Ajo është një imazh i gruas së fortë dhe moderne, shkruan “Kosovarja”.

Norvegjezja e Albin Kurtit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është martuar me norvegjezen Rita Augestad Knudesen, me të cilën ka edhe një vajzë. Përndryshe për një kohë të gjatë Rita ka jetuar edhe punuar në Kosovë, shkruan “Kosovarja”. Ajo ka qenë e angazhuar në disa projekte dhe ka shkruar në shtypin kosovar.

Zonja Mustafa me nipa e mbesa

Pak kush ia njeh bashkëshorten e Isa Mustafes, njërës prej figurave më potente të politikës kosovare. Gruaja e Mustafes, nuk hyn në listene grave të poltikanëve që ekspozohen shumë. Ajo është person familjar, e cila pëlqen më shumë të kujdeset për nipërit e mbesat.

Profesoresha e Kadri Veselit

Paraqitjen e tij të parë publike e bëri në shoqëri me bashkëshorten. Në ditën kur vendosi të jetë edhe zyrtarisht pjesë e PDK-së, Veseli erdhi në tubim duke mbajtur për dore gruan e tij, Violeta Veselin. Larg nga përditshmëria e të shoqit, ajo është e angazhuar si profesoreshë në një shkollë të mesme kurse pjesën tjetër të ditës ia kushton katër fëmijëve.

Fatmir Limaj i lumtur pranë bukuroshes

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *