Home / Lajme / Maqedoni / Këto janë kushtet për të aplikuar për programin IPARD 2 në Maqedoni

Këto janë kushtet për të aplikuar për programin IPARD 2 në Maqedoni

Fermerët dhe firmat që dëshirojnë të aplikojnë për IPARD 2 programin subvencionues duhet që t’i plotësojnë kushtet minimale në aspekt të siprfaqes dhe krerëve të bagëtisë.

 

Për një numër bujqish janë ulur kriteret për t’i shfrytëzuar paratë evropiane. Ata duhet të jenë patjetër të regjistruar në sistemin për identifikimin e parcelave me sipërfaqen e caktuar minimale varësisht nga kultura që e mbjellin.

Për investime në pemëtore, vreshta, serra, sipërfaqja duhet të jetë më së paku 0.3 hektarë, për fidanet duhet 0.1 hektarë, pastaj gjysëm hektari duhet për perime, kurse për blerje të mekanizmit bujqësor për kulturat e drithërave duhet 1 hektarë.

Sa i përbet blegtorisë, të interesuarit duhet të kenë numrin e caktuar të krekrëve të bagëtisë, ose numri i kërkuar të arrihet deri në përfundim të realizimit të investimit.

Minimiu që kërkohet është që blegtori të ketë 5 lopë, ose 12 viça, 15 dele ose dhi, 16 dosa ose 300 derrkuca, 1400 zoçka ose 700 pula.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *