Home / Kryesoret / KF RENOVA FILLOI ME PËRGADITJET PËR SEZONIN E RI – (VIDEO)

KF RENOVA FILLOI ME PËRGADITJET PËR SEZONIN E RI – (VIDEO)

Pas pesë vitesh trajneri Vllatko Kostov është rrikthyer sërish në cilësinë e trajnerit te klubi futbollistik Renova, ku sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore për stinorin vjeshtorë të sezonit 2017/2018.Në një paraqitje publike trajneri i ri i Renovës Kostov theksoi se në në këtë fazë të parapërgaditjeve për sezonin e ri do të punohet në drejtim të stabilizimit të klubit, selektimit , dhe një disipline më të madhe me qëllime që të kemi rezultate më të mira.

 

 

Sot për ne është dita e parë e përgaditjeve, do të shkojmë edhe në Ohër që të stërvitemi edhe atje pasiqë duam që të selektojmë një skuadër e cila do të jetë konkurente dhe pasiqë të përfundojmë me selektimi dhe me përgaditjet do të prononcohemi zyrtarisht rreth asajë se çfarë presim nga sezoni i ri. Aktulisht jemi të përqendruar në selektimin dhe përgaditjen e ekipit, në ato pozicione ku kemi shprazëtira është e rëndësishme që të sjellim lojtarë të rinjë, transmeton Televizioni Koha.

Trajneri i ri Kostov ka folur edhe për largimet e disa lojtarëve nga klubi futbollistik Renova si dhe për përforcimin e skuadrës me disa lojtarë të rinjë.

Sigurisht se edhe ju e dini se janë larguar tre lojtarë shumë të rëndësishëm të cilët ishin pjesë përbërëse e skeletit i skuadrës, unë atyre ju dëshiroj çdo të mirë, kështu është jeta e futbollit ata që janë larguar do të mundohen që në një mjedis tjetër të luftojnë për jetën e tyre profesionale, neve tani na duhet që të përforcohemi në ato pozicione që kanë mbetur të zbrazura varësisht të buxhetit që ka në dispozicion Renova ne do të mundohemi që të përforcohemi në ato pozicione, përcjellë transmeton Televizioni Koha.

Kapiteni i skuadrës Fisnik Nuhiu nënvizoi se presin një motivim shtesë pas ndryshimeve që janë bërë në stafin teknik, parë edhe nga ajo se shumica e lojtarëve njihen me trajnerin e ri dinë se çfarë kërkon ai, do të punohet maksimalisht për të arritur rezultate sa më të mira në sezonin e ri.

Ndryshe klubit futbollistik Renova përpara fillimit të kampionatit të ri me 13 gusht, sipas planit përgaditor pritet që të zhvillojë tetë ndeshje prej të cilave katër do të luhen në Ohër dhe katër të tjera në Tetovë, pas të cilave ndeshje do të zhvillohet edhe prova gjenerale.  /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *