Home / Lajme / Botë / Kinezët që thyen izolimin shekullor: Tuneli i gjatë që e hapën 13 fshatarë, veç me çekanë e daltë (Video)

Kinezët që thyen izolimin shekullor: Tuneli i gjatë që e hapën 13 fshatarë, veç me çekanë e daltë (Video)

Trembëdhjetë fshatarë kanë arritur të ndërtojnë tunelin Guoliang, i cili gjendet në mes të maleve Taihang në Kinë. Për ndërtimin e tij janë përdorur katërmijë çekanë.

Tuneli i gjatë 1,200 metra, i gjerë katër dhe i lartë pesë, është rruga e vetme që banorët e fshatit Gouilang në Huxian – në provincën Henan – mund ta përdorin që të arrijnë në shtëpitë e tyre, transmeton Telegrafi.

Ky tunel është ndërtuar në mes të maleve Taihang, kurse në ndërtimin e tij kanë marrë pjesë vetëm 13 fshatarë të udhëhequr nga Senom Mingskin, duke përdorur mjete “primitive”, siç janë çekiçi dhe dalta. Pikërisht për shkak të mungesës së pajisjeve adekuate, atyre u janë dashur pesë vite punë që të përfundojnë punimet.

Për të mbledhur të hollat për material, ata janë detyruar të shesin bagëtitë e tyre dhe gjithë kohën e lirë t’ia kushtojnë ndërtimit të tunelit. Gjatë punimeve janë përdorur 12 tonelata çeliku.

Ky tunel është hapur për qarkullim më 1 maj të vitit 1977, kurse për shkak të pamjes së pazakontë të fshehur në male, brenda një kohe të shkurtër është bërë atraksion turistik për kinezët dhe mysafirë tjerë ndërkombëtarë.

Fshatarët i kanë ndërtuar edhe disa “dritare”, në mënyrë që pasagjerët të mund të shijojnë bukuritë natyrore derisa kalojnë përmes tij.

Para se të ndërtohej tuneli, qasja në fshatin Taihang – që ka marrë emrin nga një rebel nga koha e dinastisë Han – ka qenë shumë e vështirë. Fshatarët janë detyruar të ngujohen në shtëpitë e tyre, por edhe nëse kanë dalë janë detyruar të ngjiten rrugëve të pjerrëta e të ngushta malore. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *