Home / Lajme / Maqedoni / Kjo është pasuria e Bujar Osmanit (Dokument)

Kjo është pasuria e Bujar Osmanit (Dokument)

Bujar Osmani është zëdhënës i partisë dhe zëvendëskryeministër për eurointegrime në Republikën e Maqedonisë, nga radhët e BDI-së.

 

Më herët ka qenë ministër i shëndetësisë ndërsa ndërkohë ka ushtruar edhe profesionin duke punuar në klikiat e Shkupit, në repartin e kirurgjisë.

Telegrafi Maqedoni vazhdon me publikimin e lajmeve për pasurinë e zyrtarëve të partive politike, ata që janë zyrtare të paraqitur nga vetë ata por edhe ata për të cilat nuk janë zyrtare por do të kemi informacione të sakta.

Osmani ka këtë pasuri:
-Shtëpi me oborr, me hapësirë prej 400 metër katrorë në Shkup për të cilën Osmani ka shkruar se është pasuri nga prindërit, e blerë me marrëveshje për shit-blerje në vitin 2012. Këtë pasuri Osmani e ka deklaruar se kushton 11 milionë denarë apo në kundërvlerë me euro: 178.861 euro.

-Veturë Audi A6 e vitit 2004 e blerë në vitin 2013 që kap vlerën prej 5853 euro apo 360.000 denarë.

-Veturë Opel Corsa e vitit 2004 e blerë në vitin 2017 nga partnerja e Osmanit. Vlera e kësaj veture është 2926 euro apo 180.000 denarë.

-Rroga e partneres së Osmanit 25.000 denarë në muaj.

-Pension i prindërve prej 17.000 denarë në muaj nga prindërit.

Osmani ka marrë kredit në vitin 2012 që do të duhet ta shlyej deri në vitin 2032. Vlera e kreditit të marrë është diku te 60 mijë euro.

Në vitin 2012 ka marrë edhe borxh prej 27 mijë eurosh. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *