Home / Lajme / Rajon / Koalicioni PAN i Thaçit dhe Haradinajt fitues në zgjedhjet në Kosovë

Koalicioni PAN i Thaçit dhe Haradinajt fitues në zgjedhjet në Kosovë

 Koalicioni PAN, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, e Kadri Veselit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e Ramush Haradinjt dhe Iniciativa për Kosovën e Fatmir Limajt, fitoi në zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Ky koalicion zgjedhor fitoi 34,66 për qind të votave, para Lëvizjes Vetëvendosje me 26,57, ndërsa koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës i kryeministrit Isa Mustafa, Aleanca për Kosovë të Re e Bexhet Pacollit dhe Alternativa 25,83 për qind të votave. Lista serbe fitoi rreth katër për qind nga votat, ndërsa partitë tjera gjithsej rreth 9,5 për qind të votave.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli pas mesnatës e shpalli fitoren e koalicionit PAN.

“Kjo është Kosova jonë demokratike, kjo është Kosova jonë perëndimore, ky është fillimi i ri. Do të punojmë fuqishëm me ju. Do të punojmë për të gjithë, edhe për ata që nuk kanë votuar për ne. Do të punojmë fuqishëm bashkë për ta dërguar Kosovën përpara”, tha Veseli.

Ai shtoi se është koha për të kthyer besimin e qytetarëve, përmes veprimeve dhe vendimeve.

“Kjo është fitore për t’i ndihmuar njëri tjetrit, të rinjtë tanë e gratë tona duan përfaqësim e fuqizim, këtë do ta mundësojmë vetëm ne”, tha Veseli.

Në bazë të marrëveshjes, me fitoren e koalicionit PAN, mandatar për formimin e qeverisë së re të Kosovës do të jetë ish kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai, gjatë fjalës së tij në tubimin në Prishtinë, ka falënderuar të gjithë qytetarët për votën. Me ketë rast, ai tha se Kosovën e presin punë të mëdha.

“Urime fitorja. Edhe Kosovës urime zgjedhjet, e dimë që na presin shumë punë në Kosovë, por jemi për t’i kryer punët”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai më tej ka thënë se Kosova ka vendosur në zgjedhjet më të mira që janë mbajtur.

“Sot Kosova ka vendosur, janë zgjedhjet më të mira që i kemi mbajtur. Ne sot jemi këtu për t’iu falënderuar për mundin që keni bërë dhe besimin”, ka shtuar Haradinaj.

Megjithatë, për formimin e qeverisë, koalicionit PAN do t’i nevojitet përkrahje edhe nga një subjekt tjetër politik, pasi sipas rezultateve të para, koalicioni do të ketë 47 deri 48 deputetë në Parlamentin 120-anëtarësh.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas mbylljes së kutive, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për ndjekjen e standardeve më të larta demokratike gjatë procesit zgjedhor në Kosovë.

“Si President i Republikës pres nga fituesit e zgjedhjeve që të formojnë një qeveri pro-europiane për të adresuar shpejt prioritetet”, u shpreh Thaçi.

 

Ndërkaq, kandidati për kryeministër i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar se VV është partia më e madhe në Kosovë. Ai nga sheshi i Prishtinës theksoi se VV është rritur dyfish më shumë në këto zgjedhje.

“Krahasuar me qershorin e vitit 2014, Vetëvendosje është rritur për 120 për qind. Ndryshimi dhe fitorja në Kosovë e kanë një emër, një datë dhe një numër. Emri është Vetëvendosje, data 11 qershor. Në këto zgjedhje u vërtetua se qytetarët i dhanë të drejt protestave. I dhanë të drejte rezistencës në Kuvendin e Kosovës. U vërtetua se qytetarët i dhanë të drejtë shtetit të së drejtës”, ka theksuar Kurti

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *