Home / Kryesoret / Kodi zgjedhor nuk lejon votim online për kurbetçarët shqiptarë, duhet të jenë prezent në Maqedoni për zgjedhjet lokale

Kodi zgjedhor nuk lejon votim online për kurbetçarët shqiptarë, duhet të jenë prezent në Maqedoni për zgjedhjet lokale

Megjithëse mbështetja e diasporës për zgjedhjet lokale në Maqedoni është e domosdoshme, ka zëra se mërgimtarët shqiptarë nuk janë bindur ende që të shkojnë në vendlindje për të votuar.

Dhe duke patur parasysh këtë fakt që dalja të mos jetë aq masovike sikur në zgjedhjet e kaluara lokale, unifikimi i votës shqiptare për zgjedhjet e ardhshme lokale është më i domosdoshëm se kurrë më parë, sidomos në komunat ku shqiptarët nuk kalojën 60 për qindëshin, siç është Struga dhe Kërçova.

Por a lejon kodi zgjedhor që diasporës ti mundëson që të votoj në mënyrë online pa pasur nevojë që personi të vij në Maqedoni dhe të votoj për zgjedhjet lokale, për këtë Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka kontaktuar anëtarin shqiptar të KSHZ-së, Subhi Jakupin.

I pyetur se a ekziston mundësia që diaspora të mund të votoj Online, ai tha se kodi zgjedhor nuk lejon që në mënyrë online të votohet sepse një çështje të tillë nuk e lejon rregullative zgjedhore e Maqedonisë.

Jakupi thotë se çdo votues është i obliguar të jetë prezent në vendvotim në Maqedoni nëse dëshiron ta shfrytëzoj të drejtën e tij të votës. Sipas tij nuk organizohet zgjedhje në diasporë që qytetarët të mund të votojnë në përfaqësitë diplomatike, andaj të njejtit që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, duhet të jenë prezent në Maqedoni.

“Kodi zgjedhor nuk lejon që në mënyrë online të votohet, një çështje e tillë, nuk lejon rregullativa zgjedhore e Maqedonisë, dhe çdo votues është i obliguar të votojë në zgjedhjet lokale dhe medoemos duhet të jetë në vendvotim këtu në Maqedoni përshkak se nuk organizohet asnjë zgjedhje në diasporë që të mund të votohet nëpër përfaqësitë diplomatike konsulare, dhe ajo votë nëpërmjet përfaqësuesve diplomatik të përcillet nëpër komuna kështu që zgjedhjet lokale dallojnë nga ato parlamentare dhe çdo votues është i obliguar të vijë në vendin ku është i regjistruar në komunën e vet. Pra rregullativa nuk lejon të votohet online nga diaspora”, ka deklaruar për Zhurnal, anëtari i KSHZ-së Subhi Jakupi.

Politikanët shqiptarë në Maqedoni shumë pak janë angazhuar për të sensibilizuar qytetarët që jetojnë jashtë vendit për rëndësinë që ka vota e tyre në zgjedhjet lokale të muajit tetor.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *