Home / Kryesoret / Komandant Sokoli me shokë në këmbë: Nuk e njohim këtë gjykatë

Komandant Sokoli me shokë në këmbë: Nuk e njohim këtë gjykatë

Edhe sot seancën gjyqësore për të a.q. grupi i Kumanovës, në lidhje me ngjarjet e 9/10 majit të vitit 2015, e ka karakterizuar rebelimi i disa prej të akuzuarve, të cilët nuk e pranojnë trupin gjykues për faktin se gjykata nuk ka pranuar disa dëshmitar të propozuar nga të akuzuarit.

Të akuzuarit një nga një kanë dashur të shprehen kundër gjykatës, me ç’rast gjykatësja Verka Petrovska i ka përjashtuar nga seanca gjyqësore për prishje të rendit.

“Te përgjimet ka manipulime, njëjtë edhe të fotografit. Një person me uniform të UÇK-së në foto askush nuk e njeh. Kush është ai?- ka ngre dyshimet Shefqet Kallaçi.

“Ju doni luftë, keni me humb keq! Qysh ka ra Gruevski, keni me ra edhe Ju! S’ka më Rusi, rroftë Amerika!” – ka bërtitur në seancë Valdet Zekaj.

“Keni sjellë këtu person që nuk ka lidhje me rastin. Besnik Ajdini s’ka lidhje me këtë punë”, tha mes tjerash Demë Shehu.

“Ne nuk e njohim këtë gjykatë”, tha Sami Ukshini.

“Ky më nuk është proces gjyqësor, është maskara”, pohoi Enver Hoxha Klein.

Andi Krasniqi- Malisheva, Rufki Dogani, Esat Kafexholli, Nasuf Beqiri, Lirim Krasniqi, Fatmir Reçica, Lindrit Rrustemaj, Sevdail Miftari, Fadil Fejzullahu, Beg Bajraj, Arsim Bajrami, Fadil Elshani, Mirsad Qerimi, Genc Sefaj, Hajrush Avdijaj, Enver Hoxha Klein dhe Besnik Ajdini, gjithashtu janë përjashtuar nga seanca për shkak prishjes së rendit, rebelimit ndaj trupit gjykues, shkruan gazeta Lajm.

Nga ana tjetër, gjykatësja Verka Petrovska ka kujtuar të akuzuarit se të njëjtit nuk kanë reaguar kur janë prezantuar përgjimet e tyre dhe se të njëjtit në asnjë moment nuk kanë mohuar se nuk është zëri i tyre. Petrovska e ka lutur grupin që të qëndrojnë qetë dhe t’i dëgjojnë provat e prokurorisë, duke ua bërë me dije se fakti që pranohen provat nuk nënkuptohet se të njëjtat janë të vërteta dhe se vërtetësia apo pavërtetësia dëshmohen gjatë procesit.

Ditë më parë avokatët kanë lëshuar akuza të ashpra drejtë Këshillit Gjyqësor për arsye se Prokurorisë i janë pranuar 100 për qind të dëshmive plotësuese. Pala mbrojtëse pati paralajmëruar se nëse nuk pranohen dëshmitarët, ata do të jenë të detyruar ta braktisin seancën dhe të kalojnë në fazën ku të akuzuarit do duhet të vetë-mbrohen.

Vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *