Home / Lajme / Maqedoni / Koncert i Omer Faruk Tekbilek në hapjen e Verës së Shkupit

Koncert i Omer Faruk Tekbilek në hapjen e Verës së Shkupit

Me koncert të njërit nga muzikantët më me ndikim turk dhe kompozitorit që jeton dhe punon në SHBA, Omer Faruk Tekbilek, sonte në Operën dhe baletin e Maqedonisë do të hapet Vera e 38-të e Shkupit.

 

Program të pasur për çdo shije me mbi 50 përmbajtje, do të ofrojë edicioni i i sivjetshëm i 38-të i Verës kulturore të Shkupit ku do të paraqiten 100 artistë në skenat e hapura nëpër qytet.

Elizabeta Kuzmanovska, anëtare e Bordit drejtues të Verës së Shkupit në konferencën e djeshme për media informoi se banorët, por edhe vizitorët e Shkupit në muajt e verës do të kënaqen dhe do të mund të zgjedhin të marrin pjesë në 20 koncerte, tetë shfaqe, tre promovime të librave dhe 10 projeksione filmike në kafe kinemanë, e cila sivjet do të mbahet në hapësirën e shkëlqyer ambientale të Suli anit.

Ajo iu falënderua më shumë ambasadave në Shkup për bashkëpunim në organizimin e manifestimit, në të cilën do të marrin pjesë mbi 100 artistë në skenat e hapura nëpër qytet, siç janë sheshet, Çarshia e Vjetër e Shkupit, ndërsa mbështetje kanë pasur edhe nga institucionet nga sfera e kulturës siç janë OBM, TKM, Teatri i Dramës, QIK dhe të tjera.

Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit i cili së bashku me Ministrinë e Kulturës është organizator dhe financues i manifestimit, theksoi se edhe këtë vit do të ofrohet program cilësor edhe më i mirë në krahasim me vitet paraprake. Ai u bën thirrje shkupjanëve, turistëve dhe vizitorëve në qytet të marrin pjesë në ngjarjet e shumta kulturore që do të mund t’i vizitojë në 40 ditët e ngrohta verore.

Tekbilek, i cili mori pjesë në konferencën për media theksoi se personalisht ndjehet më i lumtur për prezencën në Shkup dhe mundësinë që të mbajë koncert.

Programi i sivjetshëm i Verës të Shkupit do të zhvillohet në 18 lokacione dhe hapësira në Shkup, siç janë teatrot, galeritë e artit, muze, Çarshinë e Vjetër të Shkupit, Suli an, zonën qendrore të qytetit, të cilat gjatë verës shndërrohen në skena verore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *